Lajme
Efektet çudibërëse të manit
Manat janë të pasura me antioksidues e vitamina, duke u vlerësuar në tërë botën si një super ushqim dhe një nga medikamentet më të mira natyrore. Ka mana të zeza, të kuqe dhe të bardha dhe të gjitha kanë veti shëruese.
Të gjitha pjesët e manave mund të përdoren: gjethet, kërcelli, kokrrat e freskëta, por edhe të thata. Përveçse e gjithë bima është e pasur me antioksidues, ato përmbajnë alkoloide, falë së cilave imuniteti ynë forcohet dhe balancohet sheqeri në gjak. Ndërsa manat e thata konsiderohen si një nga mrekullitë më të shëndetshme natyrore.
Një gotë me lëng mani rekomandohet për përmirësimin e shikimit, sepse përmban vitaminë A. Kjo në veçanti rekomandohet për njerëz që kalojnë shumë kohë në kompjuter.
Ky lëng, po ashtu është shumë i dobishëm për t’u përdorur pas operacioneve ose sëmundjes, sepse shpejton shërimin, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon infeksionet. U rekomandohet edhe nënave pas lindjes.
Manat nxisin prodhimin e melaninës në lëkurë, çka ju ndihmon të ruani ngjyrën tuaj natyrale. Mund ta aplikoni direkt në flokë për të përmirësuar rrënjën e flokëve dhe për të përshpejtuar rritjen e shëndetshme. Çaji që përftohet nga sythat e manave, është i mirë për sistemin kardiovaskular dhe për të humbur peshë. Personave që vuajnë nga diabeti, ju rekomandohet çaji nga gjethet e manit të zi.
Duhet që 50 g gjethe të grimcuara të vendosen në gjysmë litri ujë të vluar dhe përzierja të qëndrojë 10 minuta e mbuluar me kapak, duke e përzierë herë pas here. Më pas, pija kullohet dhe pihet gjatë ditës. Edhe marmelata e manave luan një rol të rëndësishëm në shëndet, kështu që rekomandohet të konsumohet në mëngjes.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit