Kuriozitete
Përdorimi i tepërt i vitaminave, rrezikon shëndetin
Sa më shpejt që ndiejmë simptomat e ftohjes përdorim vitaminën C, pavarësisht kërkimeve se ekzagjerimi me këtë vitaminë nuk ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi.
Ka shumë keqkuptime në lidhje me efektet e vitaminave. Ato nuk janë çudibërëse, respektivisht nuk mund të kurojnë sëmundje ose të zëvendësojnë të ushqyerit e ekuilibruar.
Shumë njerëz gabojnë, duke besuar se në qoftë se një sasi e vogël e vitaminave është e mirë për ne, një sasi më e madhe e tyre është edhe më e mirë.
Në rastin e vitaminave më mirë të mbani rregullat – më pak është më shumë. Studimet mbi zakonet e të ushqyerit kanë treguar se rreth 60 për qind e njerëzve nuk marrin sasi të mjaftueshme të frutave dhe perimeve.
Gjithashtu shumë njerëz jetojnë në mënyrë jo të shëndetshme, kurse e gjithë kjo e rrit nevojën e tyre për vitamina.
Disa ndihmojnë kur kemi të bëjmë me lodhje, stres mendor dhe fizik, ekspozim të tepruar ndaj stresit, për të përmirësuar kujtesën dhe funksionimin e duhur të sistemit të tretjes.
Rekomandohen për gratë e moshës riprodhuese, duhanpirësit, njerëzit në dieta të rrepta, njerëz që shërohen nga sëmundje serioze ose ndërhyrjet kirurgjikale.
Teprica e vitaminës C zakonisht nuk shkakton ndonjë dëm, për shkak se ajo është e tretshme në ujë, që do të thotë se sasia e tepërt ndodhet në ujin në trup, derisa të nxirret jashtë përmes urinës, kështu që marrja e saj në mënyrë të tepruar, nga koha në kohë, nuk është një problem i veçantë.
Por doza të larta të këtyre vitaminave për një periudhë të zgjatur mund të çojnë në nivele të dëmshme të këtyre vitaminave në trup. Kujdesi është i nevojshëm te vitaminat A, D, E dhe K, nëse konsumohen në sasi të mëdha. Ato mund të kenë një efekt toksik nëse merren në sasi të tepërt gjatë një periudhe më të gjatë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













