Futboll

Edy Reja, trajner i ri i Kombëtares së Shqipërisë

Edy Reja është trajneri i ri i kombëtares shqiptare që nga sot.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, këtë e ka bërë të ditur në konferencën për shtyp, ku bëri edhe prezantimin e trajnerit të ri të kombëtares shqiptare.

Duka gjithashtu shpjegoi edhe se përse zgjodhi 73-vjeçarin në krye të kombëtares.

“Mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Një trajner me shumë eksperiencë, do të japë atë që ka nevojë ekipi, pasi kombëtarja ka futbollistë të mirë që luajnë me ekipe të mira, por që kanë nevojë për një trajner ekspert për t’i vendosur në fushë”, tha Duka.

Sipas Dukës, eksperienca e Rejan ishte ajo çfarë e shtyu atë ta bënte këtë të fundit trajner.