Gruaja
Edona: Po e jetoj ëndrrën time në qiell
"Unë jam duke jetuar ëndrrën time si stjuardesë dhe mezi pres më shumë fluturime”, thotë Edona Krasniqi
Edona Krasniqi është 24 vjeçe. Ka lindur në Bernë dhe jeton në kantonin Aargau që nga viti 2016, ku ka përfunduar edhe trajnimin si parukiere (floktare). Thotë se ka pasur shumë kontakte me njerëz gjatë trajnimit të saj, kështu që e dinte se puna në ekuipazhin e aeroplanit ishte e përshtatshme për të.
Ka 2 vëllezër. I madhi 27 dhe i vogli, 21 vjeç. “Duke qenë se kam një familje të madhe, kohën e lirë e kaloj sa të mundem më shumë me ta. Një nga hobet që kam, janë edhe udhëtimet”, thotë tutje Edona. Ajo e përshkruan veten si një person i qetë që shijon pak aventura herë pas here. Meqenëse shumica e familjes së saj jeton në Zvicër, ajo fluturon në Kosovë vetëm gjatë verës.
“Pavarësisht gjithçkaje, jam shumë krenare për vendin tonë dhe jam e lumtur që ka stjuardesa shqiptare në mbarë botën. Unë jam duke jetuar ëndrrën time si stjuardesë dhe mezi pres më shumë fluturime”, thotë Edona Krasniqi për albinfo.ch.
Albinfo.ch: Kur ju lindi dëshira për t’u bërë stjuardesë?
E. Krasniqi: Gjithmonë kam dashur të bëhem stjuardesë, që kur kam qenë fëmijë. Më kujtohet ende kur isha rreth 11 vjeç dhe i thashë nënës sime: “Do të bëhem stjuardesë”. Ishim në aeroport kur i gjithë ekuipazhi kalonte pranë nesh. Ndonjëherë më duket ende si ëndërr.
Albinfo.ch: Prej sa vitesh punoni në këtë profesion?
E. Krasniqi: Fillova kursin në mars të vitit 2022 dhe në maj u lejova të fluturoja pas provimeve të kaluara. Pra, kanë kaluar 2 vjet. Koha fluturon si në fluturim.
Albinfo.ch: Cilat ishin kushtet për të punuar si stjuardesë në kompaninë CHAIR?
E. Krasniqi: Si stjuardesë duhet të jesh patjetër tip i shoqërueshëm. Duhet të dini anglisht, sigurisht që disa gjuhë janë avantazh. Meqenëse ka të paktën 6 stjuardesa në një fluturim, puna në grup është shumë e rëndësishme. Ne i kushtojmë shumë rëndësi komunikimit të mirë ndërmjet kolegëve dhe pasagjerëve.
Albinfo.ch: Cili është pozicioni juaj aktual, si pjesëtare e stafit të aeroplanit?
E. Krasniqi: Aktualisht jam anëtare e ekuipazhit të kabinës. Në çdo fluturim diskutoj me ekuipazhin tim se në cilin pozicion do të fluturojmë. Prandaj, ne kemi edhe listën tonë të punës dhe derën e avionit që hapim dhe mbyllim. Qëllimi im është të bëhem pjesëtare e lartë e ekuipazhit të kabinës (Senior Cabin Crew). Në pozitën e përmendur ju jeni përgjegjës për procesin e fluturimit, komunikimin në kabinë dhe shumë më tepër. Në Chair ofrohen shumë mundësi për trajnime të mëtejshme.
Albinfo.ch: Sa shqiptare jeni në staf ose që i njihni?
E. Krasniqi: Në total jemi 3 anëtare shqiptare të ekuipazhit të kabinës.
(Fotot: Fiona Murtaj)
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor