Lajme
Edona kthehet në Cyrih me kurorën “Miss Grand Kosova 2022”
Edona Aliu nga Cyrihu është modelja, e cila ka fituar kurorën e më të bukurës “Miss Grand Kosova 2022” dhe tani është konkurrentja favorite për “Miss International World” për më të bukurën e botës
Në përgjithësi, femrat shqiptare shquhen për bukurinë e tyre dhe ato janë duke arritur suksese të mëdha në fushën e modelizmit, veçmas në tregun ndërkombëtar. E patjetër njëra nga to është edhe modelja shqiptare, Edona Aliu.
Lirshëm mund të themi se ajo është një nga femrat më të bukura dhe më karizmatike në Zvicër. Ajo përveç bukurisë, karakterizohet me një delikatesë në vete dhe plot sharm në stilin e saj.
Modelja shqiptare, Edona Aliu, tregoi për Albinfo.ch rreth arritjeve të saj profesionale si organizatore eventesh për banka të ndryshme në Zvicër dhe angazhimin e saj si modele.
Jeta në Zvicër
Ajo është 26 vjeçe, e lindur dhe rritur në Cyrih, por me prejardhje nga qyteti i bukur i Gjilanit. Shkollimn e ka përfunduar po në këtë shtet dhe leximi është pjesa më e preferuar e saj.
“Kam lindur në qytetin e Cyrihut, i cili cilësohet si qendër globale për bankat dhe financat. Hapat e parë të shkollimit i kam filluar po në Cyrih, ku dhe kam përfunduar studimet e larta për “Hotel Management”. Jeta ime në Zvicër është e qetë, e thjeshtë dhe e bukur, jam e rrethuar nga dashuria e njerëzve të mi të afërm, familjes dhe shoqërisë sime. Kohën e lirë ia kushtoj leximit dhe palestrës”, tregon Edona.
Sa i përket jetës dhe shoqërisë në Zvicër, ajo tregon se nuk ka qenë aspak e vështirë ambientimi i saj me rrethin shoqëror dhe se ndjehet e barabartë me të gjithë, pa paragjykime.
“Nuk e kam pasur aspak të vështirë të ambientohem në çdo aspekt të jetës shoqërore këtu, kjo edhe për faktin sepse ky qytet është tepër tolerant, i hapur dhe mbështetës ndaj kulturave dhe nacionaliteteve të ndryshme dhe kjo gjë më ka bërë të përshtatem lehtësisht me kulturën zvicerane”.
Që në moshë të re Edona shprehu interesim për fushën e modelizmit, por e mbajti në vete si dëshirë, pasi që për të shkollimi ishte primar. Me kalimin e kohës, tiparet e saj reflektonin në përputhshmëri të plotë me këtë fushë.
“Dëshira për modelim është zgjuar brenda meje qysh kur kam qenë fare e vogël, por ka qenë e fshehur brenda meje pasi i kam kushtuar shumë rëndësi dhe kohë investimit në shkollimin tim”, shprehet ajo për albinfo.ch.
Delikate dhe plot sharm
Edona po ecën me hapa të sigurt në fushën e modelimit dhe po tregohet goxha e suksesshme në këtë fushë si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë, duke pozuar brende të veshjes dhe reklama për shërbime dhe produkte në fushën e kozmetikës, estetikës, reklama si imazh për institucionet financiare etj.
“Për mua nuk ka qenë e vështirë të depërtoj në tregun e modelimit, pasi kam pasur oferta të ndryshme për reklamim veshjesh nga brenda dhe jashte vendit, duke reklamuar veshje, produkte kozmetike, të dyqaneve për fusha të ndryshme”.
Edona është një fytyrë e re e modës, që në vete bart elegancë të plotë, fal pamjes së saj dhe stilit të veçantë të veshjes.
Duke qenë se çdo modele në plan të parë ka bukurinë dhe veshjen, Edona Aliu shprehet se është e pasionuar në raport me të dyja këto.
“Firmat e veshjeve që preferoj më shumë janë: Zara, Bershka, H&M, por në garderobën time bëjnë pjesë edhe veshje të firmave të ndryshme, propozuar në Zalando”.
Fituese e kurorës “Miss Grand Kosova 2022”
Vetëm pak javë më parë, bukuroshja me origjinë nga qyteti i Gjilanit e ka fituar kurorën e më të bukurës “Miss Grand Kosova 2022”.
Ajo tani është pretendente edhe për fitimin e kurorës botërore, “Miss International World”.
“Përvoja në “Misss Univers Albania&Kosovo” ka qenë mjaft e bukur, pasi më ka dhënë mundësinë të krijoj miqësi të reja, të mësoj më shumë rreth botës të televizionit dhe spektalit. Udhëtimet e shpeshta midis Cyrihut, Tiranës dhe Prishtinës kanë qenë paksa të lodhshme, por gjithsesi kjo sakrificë ia ka vlejtur, sepse u kurorëzova me titullin Miss Grand Kosova 2022”, tha ajo.
E pyetur nga albinfo.ch se cilat janë planet e saj për të ardhmen si modele, Edona tregoi se plani më i afërt është përfaqësimi i Kosovës në “Miss Grand International”, që do të mbahet në tetor të këtij viti në Indonezi.
Organizatore eventesh për banka të ndryshme të Zvicrës
Edona që në fëmijëri ishte mësuar nga prindërit se shkollimi dhe edukimi fillimisht duhet të jenë parësore për formimin intelektual të një njeriu.
Ajo la anash të gjitha dëshirat e saj që kishte për modelimin, sepse kishte instaluar në mendjen e saj shkollimin dhe arritjen profesionale.
Ajo ka përfunduar studimet e larta për “Hotel Management” dhe aktualisht punon si organizatore eventesh për banka të ndryshme në Zvicër.
Zhvillimi profesional, etika e saj dhe pjekuria në punën e bëri që më në fund të realizojë edhe dëshirën e kamotshme të saj për modelim, duke konkurruar pikërisht në garën e më të bukurës në Kosovë-Shqipëri.
Kosova, ndjenjë e veçantë
Edona është shumë e lidhur me Kosovën, ajo tregon se ndihet shumë mirë kur është në vendin e lindjes së prindërve.
Edhe pse e lindur dhe e rritur në Zvicër, ajo është rritur me dashuri të madhe për Kosovën, ku jetojnë edhe shumë familjarë të saj, duke e bërë një lidhje të ngrohtë me ta.
“Duke qenë se kam një rreth të madh familjar, Kosovën e vizitoj 2-3 herë në vit. Edhe pse kam lindur në Zvicër, kurrë nuk i kam harruar rrënjët e mia shqiptare, kjo fal fanatizmit të prindërve të mi për të na edukuar me gjuhën, traditat, zakonet dhe vlerat e shumta që kultura shqiptare i posedon. Familja ime prejardhjen e ka nga qyteti i bukur kosovar i Gjilanit”, përfundon Edona.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në...
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
Jeta në Zvicër
-
Pak më pak se 30% e njerëzve të larguar nga Ukraina, arrijnë të punojnë në Zvicër Vetëm 29% e ukrainasve në Zvicër kanë një punë, një shifër ende larg objektivit prej 40%...
-
Vera zvicerane nuk do të ndjekë rregullat e BE-së
-
Kantonet zvicerane kanë vrarë 39 ujqër deri më tani këtë vjeshtë
-
Nga sot, ndalohet hyrja në fshatin zviceran, shkak kërcënimet nga rrëshqitja e dheut
-
Pagat zvicerane do të rriten në vitin 2025