Futboll
Edon Zhegrova festoi fitoren ndaj Atletico Madridit me plis në kokë e flamurin kombëtar
Me plis në kokë dhe shqiponjën dykrenare. Në këtë mënyrë Edon Zhegrova ka festuar triumfin përballë Atletico Madrid.
Në përfundim të sfidës, ai i dhuroi fanellën një vogëlushi që ishte në tribuna, ndërsa mori flamurin kombëtar dhe një plis, shkruan A2, përcjell albinfo.ch.
Festa e tij vazhdoi dhe në dhomat e zhveshjes, ku në një video të publikuar nga faqja e klubit francez Lille, Zhegrova me shokët e ekipit festojnë duke bërë shqiponjën.
Zhegrova është kthyer në një nga lojtarët me të rëndësishëm për Lille, pasi me golat e tij ka qenë vendimtar në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve. Fillimisht shënoi ndaj Real Madrid, ku fitoi dhe një penallti, ndërsa ndaj Atletico Madrid arriti të realizojë një supergol.
E-Diaspora
-
Gërvalla në Bazel, diskuton me shqiptarët për sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla po qëndron në Bazel, ku...
-
Ndërron jetë mërgimtari i ri shqiptar në SHBA, si pasojë e një aksidenti
-
Haradinaj i drejtohet komunitetit shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për ju
-
Planet e së ardhmes që synon t’i zhvillojë Mira Murati e që lidhen me miliona dollarë
-
“Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” me kërkesa për votën e emigrantëve
Jeta në Zvicër
-
Përmirësohet perspektiva për eksportet zvicerane Perspektiva për industrinë e eksporteve zvicerane u ndriçua lehtë në tetor. Megjithatë, zhvillimi i mëtejshëm varet...
-
Zvicër: Praktikat mbeten zgjedhja e preferuar për të rinjtë
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji nëntor
-
Një në shtatë zviceranë ndërroi punën në vitin 2023
-
Kantoni Valis, një nga vendet më të mira në botë