Integrimi

Edmond Smajli nga Kosova, pilot në SHBA

“Besoj se një ditë do t’ia shpërblej këtij vendi për atë çka ka bërë për Shqipërinë, por edhe për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, është shprehur ai

Shqiptarët vazhdojnë të jenë të suksesshëm në vendet ku studiojnë, punojnë dhe jetojnë. Ata janë shembull edhe të integrimit, por edhe punës së suksesshme.

Njëri ndër ta është edhe Edmond Smajli. Ai është vetëm një hap larg për t’u bërë pilot ushtarak, përcjell albinfo.ch.

Shtatorin e kaluar ai bëri betimin për në një nga universitetet më prestigjioze në SHBA, Universitetin Aeronautik i Embry-Riddle, në Daytona Beach– Florida, për të cilën u tha se është një shenjë dallimi dhe një ngjarje që përcakton jetën.

Sipas, një video nga ceremonia e diplomimit në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, familja Smajli nga Dallasi, njoftojë se do ta shënojë në kalendarin e saj edhe datën 23 shkurt 2019, si ditën e madhe të një gëzimi tjetër familjar për ta ndarë këtë gëzim edhe me komunitetin shqiptar në SHBA, shkruajnë mediat shqiptare.

Gjatë ceremonisë të fillimit të këtij rrugëtimi të ri, si pilot i kësaj sfide të madhe, Mondi është shprehur: “Megjithëse rrugëtimi im sapo ka filluar, dua të falënderoj Universitetit Aeronautik të Embry-Riddle, që më dha këtë mundësi të artë, pa të cilën studentët si unë do ta kishin shumë të vështirë të realizonin ëndrrat e tyre”, dhe shton, se “besoj se një ditë do t’ia shpërblej këtij vendi për atë çka ka bërë për Shqipërinë, por edhe për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”.

Edmondi është nga Klina dhe jeton në Dallas –Texas, është djali i veprimtarit të njohur të komunitetit shqiptar në Teksas, Ismet Smajlit, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Bizneseve Shqiptare në Diasporë.