Integrimi
EDK: Zvicra po bën shumë për shfrytëzimin e potencialit të migrantëve
“Në Zvicër po bëhet shumë që ky potencial të absorbohet ose thënë më mirë, që individëve t`u jepet mundësia për të shfrytëzuar potencialin e tyre”, është qëndrimi i EDK/CDIP
Migrantët përbëjnë një potencial të rëndësishëm kur bëhet fjalë për plotësimin e boshllëkut të fuqisë punëtore të kualifikuar, thonë në EDK/CDIP (Konferenca e Drejtorëve Kantonalë të Arsimit), duke iu përgjigjur pyetjes së albinfo.ch mbi këtë temë. “Dhe, në Zvicër po bëhet shumë që ky potencial të absorbohet ose thënë më mirë, që individëve t`u jepet mundësia për të shfrytëzuar potencialin e tyre. Por, nuk është vetëm politika arsimore ajo që angazhohet në këtë drejtim. Pikërisht kur është fjala për asborbimin e potencialit të fuqisë punëtore profesionale të vendit, aty është përgjegjëse edhe ekonomia, politika e migracionit etj”, thotë një zëdhënëse e EDK. Këtu mund të përmendet si shembull iniciativa e nisur nga federata, me titullin “Iniciativa për fuqinë punëtore profesonale”. Rreth kësaj çështjeje janë në dispozicion informata edhe në disa linqe, na udhëzon ajo.
“Për pyetjet rreth migracionit nuk ka përgjigje paushalle. Se a ka ardhur dikush si i rritur ose i ri në Zvicër dhe si i tillë e ka ndjekur këtu gjithë shkollimin; nëse dikush tashmë e zotëron mirë gjuhën e vendit ose ende jo, nëse dikush, me ardhjen në Zvicër, me vete ka sjellë një kualifikim profesional ose ende jo, të gjitha këto janë situata që dallojnë shumë nga njëra tjetra. Për persona të ndryshëm ka sfida të ndryshme dhe ato kushtëzojnë pastaj marrje të masave të ndryshme”, është qëndrimi i EDK-së.
- Sistemi i arsimit profesional në Zvicër, pothuaj unik në botë
Si objektivi i parë i arsimimit është mundësimi i një shkalle sa më të lartë të pjesëmarrjes në të, dhe krijimi i kushteve që mundësisht të gjithë të rinjtë të vijnë në nivelin për të mbaruar një gradim të shkallës sekondare II. Nga të rinjtë zviceranë dhe ata të huaj të cilët shkollimin e ndjekin në Zvicër, 95 për qind e fitojnë një gradë të tillë (shkalla sekondare II). Kjo është një kuotë shumë e lartë. Një gradim i tillë është një parakusht i rëndësishëm për hyrje në tregun e punës dhe për pranim në trajnime të tjera avancuese.
Për personat që kanë migruar në Zvicër, informimi ka shumë rëndësi. Për këtë arsye si nga ana e autoriteteve të arsimit ashtu dhe nga qendrat profesionale për integrim, informimit i kushtohet rëndësi e madhe. Kështu për shembull sistemi ynë i arsimit profesional është një veçanti zvicerane, vetëm pak shtete njohin një sistem të krahasueshëm me të. Për këtë arsye është edhe më e rëndësishme që të sqarohet mirë se çfarë gradimesh janë të mudnshme dhe cila është rëndësia e secilit prej tyre.
Kantonet e bëjnë informimin (e migrantëve) edhe përmes broshurave dhe dokumenteve të përkthyera në gjuhë të ndryshme të prejardhjes. Po ashtu edhe në qendrat kantonale për këshillim profesonal, për studime dhe për karrierë ka oferta të veçanta për informimin e migrantëve.
- Mësimi i gjuhës së vendit, faktor kyq
Stimulimi i mësimit të gjuhës është një temë tjetër me rëndësi. Edhe këtu ka shumë masa të ndërmarra si stimulimi i hershëm para moshës shkollore, ofertat për promovimin e gjuhës shkollore, promovimi i gjuhës së prejardhjes, promovimi i gjuhës përmes ofertave –ura etj.
Për të rinjtë e ardhur rishtaz ka oferta të posaçme mbështetëse. Një shembull është oferta urë (ndërmjetësuese) e integrimit (si pjesë e ofertave të ndërmjetme për shkallën sekondare II). Ato ndihmojnë me rastin e hyrjes në shkallën sekondare II, që është një arsimim themelor profesional ose një shkollë e arsimimit të përgjithshëm për shkallën sekondare II. Në ofertat në fjalë, promovimi i mësimit të gjuhës merr një peshë të veçantë. Në kantone ka oferta edhe në lëmenj tjerë si në arsimimim profesional, rikualifikim, arsim profesional për të rritur etj. Rikualifikimi paraqet një masë të rëndësishme për të përfituar më shumë punëtorë profesionistë.
Disa nga shembujt: “Stimulimi i migrantëve për arsimimin profesional” në Kantonin e Cyrihut”, pastaj projekti “Match Prof“ me të cilin, Zyra e Kantonit të Bernës për shkollimin e mesëm dhe atë profesional ndjek synimin për të promovuar kalimin e drejtpërdejtë në profesion të të rinjve me prejardhje të huaj, shpalos EDK ofertat sa i përket arsimit profesional që janë në dispozicion të të rinjve me prejardhje të huaj në Zvicër.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?