Integrimi
Edison dhe Anja hapin zemrën

Edison Kelmendi dhe e dashura e tij, Anja Leuenberger, kanë pozuar për revistën “Friday magazine” dhe kanë folur për lidhjen e tyre.
Një nga modelistët më të njohur shqiptar në botë, i cili është rritur në Zvicër, Edison Kelmendi dhe e dashura e tij, modelistja zvicerane, Anja Leuenberger, kanë “pushtuar” ballinën e revistës zvicerane “Friday magazine”, me ç’rast ata kanë hapur zemrën dhe kanë folur edhe për lidhjen e tyre të përbashkët. “Edisoni është një person shumë i vetishëm, më zemër të madhe, me humor dhe ai më bën të qesh edhe atëherë kur nuk jam në disponim”, ka thënë Anja Leunberger. Ndërsa për Edisonin Anja ka aq shumë gjëra të bukura sa që nuk mund as t’i numërojë.
Çifti është në lidhje prej vitesh, ndërsa që dy vjet të dy jetojnë në Nju-Jork duke punuar për kompani të ndryshme të modës. Ata janë kthyer në Zvicër enkas për të bërë këtë fotosesion për gazetën zvicerane.
Pozimi në çift për ta ka qenë shumë më i mirë se sa të ishin fotografuar me dikë të panjohur. “Si çift, ju e dini si të prekeni dhe fotografia del edhe më e bukur….”, ka thënë modelistja 23-vjeçare.
Duke qenë se të dy janë modelistë, ata thonë se kjo ua ka bërë lidhjen më të lehtë dhe më të kuptueshme. “Kjo është një plus shumë i madh. Sikur të mos isha modelist do ta kisha të vështirë ndoshta ta shihja Anjën duke pozuar më meshkuj të tjerë”, është shprehur djaloshi me prejardhje nga Gjakova.
Anja dhe Edisoni kanë thënë se një ditë e përkryer për ta do të ishte që të kalojnë kohën së bashku dhe të mos diskutojnë fare rreth temës së modelimit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani Doktori me origjinë nga Drenasi emërohet shef i Klinikës së Kardiologjisë në një land në Gjermani ...
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjenevë: U promovua libri “Shekulli i parë” në një festë të kujtesës historike
-
Blerta Berisha: Rrugëtimi i suksesit dhe kontributit për komunitetin shqiptar
-
Gjermani: Dënim i përjetshëm për vrasjen e boksierit Besar Nimani
Jeta në Zvicër
-
Janë rritur rastet e falimentimit në Zvicër Numri total i procedimeve zyrtare të hapura ndaj bizneseve dhe individëve në bazë të Ligjit për...
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë duan të blejnë prona
-
Deputetët kërkojnë të privojnë Lozanën nga statusi i saj si “kryeqyteti i Vaud-it”
-
Qafat malore zvicerane do të rihapen së shpejti për trafikun e makinave