Futboll

Edicioni i parë në Gjermani: Xhaka fitoi titullin dhe Kupën

Granit Xhaka ka zhvilluar një edicion të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusenin

Granit Xhaka u transferua nga Arsenali në verën e vitit të kaluar në Bayer Leverkusen.

Pakkush kishte menduar se do të thyenin dominimin e Bayernit.

Por, një gjë e tillë ndodhi. Bayern Leverkusen përfundoi madje garat në Gjermani pa asnjë humbje.

Meritë të madhe ka mesfushori shqiptar, Granit Xhaka. Me të Bayer Leverkusen fitoi titullin e parë, derisa sonte fitoi Kupën e Gjermanisë, pikërisht me golin e Xhakës ndaj Kaiserlautern 1:0, shkruan tutje albinfo.ch.

Leverkusen ishte edhe në finale të Ligës së Evropës, ku pësuan nga Atalanta, që ishte humbja e vetme në të gjitha garat për skuadrën gjermane.

Xhaka ka zhvilluar një edicion të jashtëzakonshëm, duke qenë njëri nga lojtarët kyç dhe më meritorët për sukseset e Leverkusenit.