Shqiperia

Edi Rama uron Albin Kurtin: Urime fituesve të qartë të zgjedhjeve

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjitha partitë politike në Kosovë për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe fituesin, Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton albinfo.ch.

Ai tha se pret që ky vullnet i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën.

Po ashtu, sipas tij, Kosova do të jetë me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik e social.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV-së, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social”, ka shkruar Rama.