Kosova

Edi Rama: Udhëheqësit e UÇK-së sot meritojnë nderim më shumë se kurrë

Kryeministri i Shqipërisë ka reaguar pas lajmit të djeshëm nga Gjykata Speciale, e cila për herë të parë akuzoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadrin Veseli, për 100 vrasje të dyshuara, shkruan albinfo.ch.

Postimi i plotë:

Që kur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem, po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Slobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!