Kosova
Edi Rama: Turqia ishte e para që njohu Kosovën, ajo është mikja më e madhe e saj
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qendruar sot për vizitë në Shqipëri.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, ky i fundit, ka thënë disa fjalë për marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Kosovës, transmeton albinfo.ch.
“Nesër Ergodan shkon në Beograd. E sjell këtë në vëmendjen tuaj për një fakt historik. Kur presidenti Erdogan ishte kryeministër e ka njohur Kosovën e para. Por nuk ka qenë një njohje e parë e Kosovës thjeshtë zyrtare dhe diplomatike, ka qenë një njohje e Republikës së Kosovës në kohë reale në sinkron me punimet e Parlamentit të Kosovës, dhe në momentin kur në televizor, para tij që ishte e mbledhur e tërë qeveria, atë kohë kryeministri tani presidenti, bashkë me deputetët kanë ngritur duart për të votuar Pavarësinë e Kosovës. Pra një mik më të padiskutueshëm sesa Ergodani dhe Turqia, Kosova nuk e gjen askund. Ndajmë shqetësimin që situata mes të dyja shteteve (Kosovës dhe Serbisë) duhet të përmirësohet dhe se dialogu duhet të prevalojë”, ka thënë Rama.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut