Lajme
Edi Rama: Strategjia e tmerrit kurrë nuk do ta mund lirinë
Lidershipi politik, klerikët dhe opinioni publik, nëpërmjet rrjeteve sociale, solidarizohen me popullin francez në këto çaste dhimbjesh
Akti terrorist që la pas mbi 80 të vdekur dhe qindra të lënduar ka tmerruar popullin shqiptar në Ballkan. Lidershipi politik dhe opinioni publik nëpërmjet rrjeteve sociale, solidarizohen me popullin francez në këto çaste dhimbjesh.
Ambasada Shqiptare në Paris duke iu referuar burimeve zyrtare policore, ka bërë të ditur se asnjë nga viktimat e sulmit të mbrëmshëm në Nice nuk është shtetas shqiptar apo kosovar.
Sipas mediave shqiptare, një vajzë nga Vlora, Nerajda Rama ka qenë dëshmitare e momentit të parë kur kamioni ka hyrë në turmën e njerëzve. Ajo ka postuar një video në Facebook, ku thotë se agresorët donin t’i vrisnin të gjithë.
Një tjetër dëshmitare ishte dhe Liljana Berberi, e cila tregoi në një lidhje telefonike për Top Channel orët e makthit që përjetoi gjatë mbrëmjen e djeshme.
“Situata është shumë e keqe. Në vendin që ne ishim, dëgjuam të shtëna automatiku dhe nuk dinim nga të iknim. Njerëzit vraponin nga të gjitha anët. Kamioni i mori të gjithë, ishte nga ata 18 tonësh”.
Pas aktit terrorist ka reaguar lidershipi në Kosovë dhe Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se strategjia e tmerrit kurr nuk mund ta mund lirinë. “Strategjia e tmerrit nuk do ta gjunjëzojë kurrë botën e lire! Nazizmi i ri do të mundet njësoj si i vjetri! Franca dhe liria do triumfojnë”, ka shkruar kryeministri shqiptar në rrjetin e tij social Facebook.
“Jemi të shokuar me këtë akt barbar në qytetin e Nices. Janë momente të rënda për popullin e Francës si dhe për ne”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë. ”Ne do të jemi të përkushtuar që të jemi pjesë e koalicionit global të luftës kundër terrorizmit” ka thënë ai.
Kundër këtij akti terrorist dhe në mbështetje të popullit francez u deklarua edhe presidenti Hashim Thaçi.
“Tmerret si ai i mbrëmshmi në Nice na lëndojnë zemrën, por nuk e lëkundin përkushtimin tonë për liri, barazi dhe vëllazëri, kudo në botë. Jemi me popullin francez gjithmonë, e sidomos në kohët e vështira. I shprehim ngushëllimet më të thella”, deklaron Thaçi.
Edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli e quan të tmerrshëm sulmin e mbrëmshëm në Nicë.
“Ishte goditje e rëndë ndaj popullit të Republikës së Francës dhe vlerave tona të përbashkëta. Në këto momente të vështira, jemi pranë institucioneve franceze dhe ngushëllojmë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm të pashembullt nga egërsia që po terrorizojnë dhe sjellin frikë tek të gjithë qytetarët, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim. Sulmi i mbrëmshëm na bën që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur kundër terrorizmit në nivel global”, ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli.
Sulmi në Nice ka prekur thellë edhe Bashkësinë Islame të Kosovës: “Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndier e ndarë dhimbjen me ta; ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe lutemi për shërimin e të lënduarave”.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë Bota e parfumerisë ka marrë një impuls të ri me lansimin e markës Remix, e cila...
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe