Shqipëria

Edi Rama reagon ndaj lajmit të rremë mbrëmë për tërmet të fuqishëm

Një lajm i rremë ka qarkulluar mbrëmë, për një tërmet të fortë me magnitudë 4,4.

Ky lajm i rremë ka nxjerrë të gjithë banorët e Trianës jashtë shtëpive të tyre duke qëndruar në rrugë.

Nga kjo ngjarje ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur këtë lajm të ulët dhe me tendenca të qëllimshme.

Më poshtë është reagimi i tij i plotë:

“Jam thellësisht i revoltuar, që një idiot apo disa syresh së bashku, përhapën një Fakenews kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues dhe kallën mbrëmë panikun në shpirtin e shumëkujt prej jush! Po njëkohësisht, jam thellësisht i keqardhur, që shumë prej jush, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr, rrëmujë, kaos mundësisht, për arsyet e panjerëzishme të Mosarsyes.” ka shkruar Rama.

Po ashtu Rama ka thënë se tërmetet e fundit kanë ndikuar keq tek populi, por fatmirësisht nuk ka humbje jete.

“Tërmeti që ra mbi Shqipërinë, tronditi qindramijëra familje, por fatlumësisht nuk mori asnjë jetë dhe dëmet e tij, që krahasuar me të tjera vende përreth, për të njëjtën shkallë Rihter e të njëjtat ballë në epiqendrën fare pranë Durrësit, mund të kishin qenë katastrofike, ishin të thuash pak, minimale. Lekundjet e mëpastajme, me të cilat u arrit deri në spekulimin çnjerëzor të mbrëmjes së djeshme, ishin sipas të gjithë ekspertëve, krejt brenda normës së procesit të stabilizimit të pllakave tektonike”, ka shkruar Rama në profilin zyrtar në Facebook.