Shqipëria

Miratohet Ligji për Teatrin, qëllohet Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është qëlluar me karrotë nga opozita pas miratimit në parim të Ligjit për Teatrin Kombëtar.

Me 75 vota pro u miratua në parim Ligji për Teatrin Kombëtar.

Edhte pse pati protesta të shumta të opozitës në sallë dhe artistëve e shoqërisë civile jashtë Parlamentit, kjo nuk ndryshoi asgjë, shkruan albinfo.ch.

“Tërhiqeni këtë ligj. Këtë palaçollëk që dëshironi t’i bëni Tiranës dhe Shqipërisë”, tha deputeti Edmond Spaho, para se deputetët e opozitës të bllokonin foltoren e Kuvendit.

Foltorja u bllokua para se të kalohej në votimin e projektligjeve, pasi opozita vijoi me kërkesën për të tërhequr ligjin e shembjes së Teatrit, por hasi në refuzimin e Qeverisë.

Pas kalimit të ligjit në parim, opozita qëlloi kryeministrin Rama me karrotë dhe la sallën e Kuvendit.