Shqipëria
Edi Rama pas takimit me emigrantët: Emocion i paharrueshëm, nuk do harroj fytyrat e shqetësuara të autoriteteve italiane
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “është deklaruar” përmes rrjeteve sociale, pas vizitës me emigrantët në Milano të Italisë, duke publikuar një dokumentar që tregon eksodin e shqiptarëve drejt Italisë.
Në rrejtin social “Facebook”, në mbishkrimin e kësaj video, Rama është shprehur i emocionuar teksa ka përshkruar emocionet dhe ndjesitë e bukura që ka përjetuar në një ditë, ku sipas tij ishte e jashtëzakonshme.
Duke shprehur mirënjohje për emocionin e paharrueshëm, ai u ka kërkuar ndjesë të gjithë emigrantëve shqiptarë që nuk u futën dot në sallë, pasi ishte plot.
“Faleminderit është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali. Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit. Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë, Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara. E marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata. Shumë, shumë, shumë faleminderit”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Foto-album nga rasti: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1007713504057644&set=pcb.1007714020724259
Video e publikuar nga Edi Rama: https://www.facebook.com/ediramaal/videos/347417368014676
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit