Kosova

Edi Rama mbështet vendimin për targat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mbështetur vendimin e Kosovës për të vendosur reciprocitet me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve

Rama, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Kosova tani duhet ta shmang ëbumerangun e këtij vendimi, që sipas tij, mund të jetë ngrirja e konfliktit,

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet, duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Kosova duhet të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkroi Rama.