Kosova
Edi Rama i ka dy fjalë për postimin e Vuçiqit

Duke folur nga Kukësi, ku inspektoi procesin e vaksinimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur “hartë leshi” postimin provokues të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ditë më parë, duke kujtuar “Trazirat e marsit”, Vuçiq postoi në Instagram një hartë të Kosovës me flamur të Serbisë, duke nxitur reagim të politikës në Kosovë e Shqipëri.
Duke folur për herë të parë nga Kukësi, ku mjekët nga Kosova do të vaksinohen kundër COVID-19, Rama ka thënë se “ne jemi një”.
“Kukësi është i përbashkët, është krejt e thjeshtë dhe natyrshëm që Kukësi të funksionojë si bazë e përbashkët, u vonua pak, po kjo ndodhi dhe ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd, duke lozur me kulla në Facebobok. Ne jemi një, e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja, por në të tashme ne jemi një. E kemi çarë bllokadën për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti. Mjekët infermierët e Kosovës nuk do t’i lemë vetëm”, ka thënë Rama.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?