Shqipëria
Edi Rama dënon sulmin në Ankara
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara ku u sulmua Ministria e abrendshme e këtij shteti.
Ai e cilësoi atë të neveritshëm, ndërsa theksoi se Shqipëria e dënon ashpër.
“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, deklaroi Rama në “X”, dikur “Twitter”.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya bëri të ditur sot se kishte pasur një sulm me bombë në hyrje të ndërtesës së ministrisë.
Sipas tij, dy “terroristë” ishin të përfshirë në sulm, njëri hodhi veten në erë, tjetri u neutralizua.
Njëkohësisht, ministri turk bëri të ditur se dy oficerë policie u plagosën lehtë në një shkëmbim zjarri të mëpasshëm.
Sipas transmetuesit NTV, shpërthimi ndodhi vetëm disa qindra metra larg hyrjes së Parlamentit.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta Një në nëntë banorë zviceranë investojnë në kriptovaluta. Megjithatë, shumica e bëjnë këtë për kuriozitet dhe...
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme
-
Zvicra, e fokusuar më shumë në prodhimin e ushqimeve me bazë bimore sesa shtazore