Shkurt.ch
Edhe të rinjtë rrezikohen nga bixhozi
Lojërat në kumar (bixhoz) prekin edhe adoleshentët. Një studim tregon se 37 % e rinjve të Neuchâtelit të moshës 15-18 vjeç kanë luajtur bixhoz në 12 muajt e fundit. Rreth 5.6 % e tyre janë “në rrezik”, ose kanë sjellje “problematike”.
“Këto raste lidhur me kumar të tepruar nuk janë të izoluara. Ato janë të lidhura me konsumin e substancave, siç është alkooli, duhani, kanabisi si dhe një përdorim problematik i internetit”, theksoi të martën Joan-Carles Suris nga Instituti Universitar i Mjekësisë Sociale dhe parandaluese në CHUV, Lausanne.
Djemtë, më shumë të prekur
Sipas autorit të studimit, disa nëngrupe të adoleshentëve janë veçanërisht në rrezik: djemtë (sepse vajzat janë shumë pak të prekura nga ky fenomen), nxënësit në trajnim për zanat (shumë më tepër se studentët) si dhe të rinjtë që nuk kanë lindur në Zvicër.
Specialistët këshillojnë që familjet të vetëdijesohen me faktin se lojërat e bixhozit përbëjnë një problem të rëndësishëm. “Prindërit rrallë ose kurrë nuk mendojnë se bixhozi përbën një sjellje të rrezikshme”, vëren autori.
Studimi përfshin 1.102 të rinj të Neuchâtel-it në zanat, apo studentë të vitit të parë apo të dytë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar