Bota
Edhe të rinjtë italianë largohen drejt Gjermanisë
Mё tё prekur janё ata, qё pas studimeve shpresojnё tё gjejnё njё punё nё ndёrmarrjet pubilke, si nё njё spital p.sh. Pёr arsye tё kursimeve vendet e punёs vitet e fundit janё pakёsuar nё kёtё sektor.
Rinia e Italisё pavarёsisht shifrave mё tё mira nё ekonomi po largohet gjithnjё e mё shumё nga vendi. Zgjedhjet parlamentare mё 4 mars japin pak shkas pёr shpresё.
Alba Di Tucci dhe Melnia Reca janё zhytur nё mёsimin e lakimit, kohёve tё foljes dhe listёs sё fjalёve tё reja.
20 orё nё javё ato mёsojnё gjermanisht, aq shpejt sa tё munden. Tё dyja mamitё me diplomё duan tё largohen nga Napoli, qyteti i tretё pёr nga madhёsia i Italisё. Qёllimi i tyre ёshtё Gjermania, ku ka nevojё pёr forca tё kualifikuara pune. Tё dyja gratё, ashtu si gati gjysma e tё rinjve nё jugun e Italisё janё papunё pavarёsisht diplomimit, raporton “Deutche Welle”.
Luftёn elektorale dy gratё e ndjekin pa interes. Ato nuk ndihen tё vlerёsuara seriozisht prej politikёs, përcjell albinfo.ch.
Punё nuk gjejnё tё rinjtё, qё e meritojnё mё shumё, por vetёm ata me lidhjet mё tё mira. Mё tё prekur janё ata, qё pas studimeve shpresojnё tё gjejnё njё punё nё ndёrmarrjet pubilke, si nё njё spital p.sh. Pёr arsye tё kursimeve vendet e punёs vitet e fundit janё pakёsuar nё kёtё sektor.
Sipas ekonomstit Michele Mosca nё Universitetin e Napolit nepotizmi dhe masat e kursimeve janё vetёm dy nga arsyet ndёr shumё tё tjera, pёrse shumё tё rinj largohen nga Italia.
Shumё autoritete dhe zyra janё me poste vakante, e njёkohёsisht mёnyrat e punёs janё penguese, burokratike dhe tё vjetёruara. Si shembull ai pёrmend punёn nё universitet, ku planet mёsimore prej vitesh nuk janё aktualizuar dhe tё rinjtё pёrgatiten nё mёnyrё tё pamjaftueshme pёr botёn moderne tё punёs.
Sektori privat ёshtё mё i avancuar, vёren profesori. Vetёm se nё kёtё drejtim nё jug tё Italisё ka njё problem tjetёr: organizata kriminale si kёtu nё Napoli.
Dy mamitё Melania Reca dhe Alba Di Tucci nuk duan tё presin derisa qeveria tё bёjё diҁka. Mё 1 qershor ato do tё fillojnё nga puna nё Vitten pranё Dyseldorfit nё Gjermani. Kontratёn e punёs ndёrkohё ato e kanё nёnshkruar.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih