Kosova

Edhe të rinjtë e Skenderajt synojnë të shkojnë drejt vendeve evropiane

Ai shprehet se mundësia e parë që do i vije, do të ikte nga Kosova drejt vendeve evropiane për një të ardhme më të mirë

Të rinjtë e komunës së Skenderajt nuk shohin shumë perspektivë të zhvillimit dhe punësimit në këtë komunë, dhe si zgjidhje më të mirë për të ardhmen tyre e shohin të jetuarit jashtë Kosovës.

Banorja e Skenderajt, Filloreta Dani për “KosovaPress” ka deklaruar se në këtë komunë ka shumë nevojë që të rinjtë të punësohen.

Ajo thotë se po të kishte ndonjë mundësi do të jetonte jashtë Kosovës, sepse atje sheh më shumë perspektivë për jetesë, përcjell albinfo.ch.

Edhe Fisnik Rexhepi nuk sheh shumë perspektivë për të rinjtë e kësaj komunë në aspektin e punësimit.

Ai shprehet se mundësia e parë që do i vije, do të ikte nga Kosova drejt vendeve evropiane për një të ardhme më të mirë.

Skënder Shala për papunësinë dhe zhvillimin ekonomik si në komunë e Skenderajt, ashtu edhe në gjithë Kosovën fajtor kryesor ia hedhë Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, disa përmirësime janë bërë, por ende ka gjëra që kërkojnë zhvillim.

Por, krahas asaj që mendojnë qytetarë të shumë të Skenderajt, banori i kësaj komune, Bekim Ibishi thotë se gjendja ekonomike tani është më e mirë dhe për këtë  mbetet optimist.