Integrimi

Edhe të huajt janë pjesë e Cyrihut

Shpresa Jashari si njëra ndër organizatorët e kongresit "Ne të gjizhë jemi Cyrihu" ka mbajtur në këtë kongres një fjalë të veçantë

Cyrihu ka ndryshuar. Dhe, për ata që ende nuk e kishin kuptuar, kjo do të jetë bërë e qartë së voni në kongresin e forumit «Wir alle sind Zürich» (Ne të gjithë jemi Cyrihu) që është mbajtur të dielën, më 7 shkurt në Cyrih. Në këtë forum kanë marrë pjesë rreth 500 veta, te cilët kanë debatuar për një politikë që e pranon «Migracionin dhe shumëllojshmërinë si fakte te mirëqena shoqërore», shkruan “Hallo Zürich” dhe nzz.ch, përcjell albinfo.ch. Dhe në këtë debat nuk duhej të ishte në fokus çështja e prejardhjes – ajo që e dominon politikën nacionale, por e ardhmja e përbashkët. Ose, në mënyrë fare pragmatike, përditshmëria në Cyrih.

Shpresa Jashari si njëra ndër organizatorët e kongresit, ka mbajtur në këtë kongres një fjalë të veçantë. Ajo tregon se si fëmijë, ka rrëfyer në shkollë se çfarë kupton me nocionin «normalitet zviceran», pa e pas përjetuar kurrë atë normalitet si të tillë. Në fakt bëhej fjalë për festimin e Krishtlindjes me bredhin e stolisur ose për shëtitjen e të dielave dhe pjekjen e salsiqeve në natyrë.

Dhe, ajo në fjalën e vet të mbajtur në kongres pyet: «Ku mbetën ato ditët tjera të pushimeve dhe festave që unë me të vërtetë i përjetoja? A ishin ato abnormale? A ishte diçka e gabuar që të dielave të bëje diçka tjetër përveç se të pjekësh salsiqe? Dhe përse unë atëbotë kisha ndjenjën se në fletoren e shkollës një gënjeshtër rrinte më mirë se sa përjetimet e mia?».

Në një intervistë që ka botuar “Hallo Zurich” dhe nzz.ch, Shpresa Jashari si bashkorganizatore flet veç tjerash për idenë e organizimit të këtij kongresi.

«Para një viti është mbajtur në Bernë Kongresi i Rinisë. Ideja ishte që, veç tjerash, 9 shkurti, dita në të cilën para dy vitesh SVP-ja me iniciativën «kundër migrimit masiv» realizoi një fitore të saj, të zihej me një ngjarje të re. Prandaj, nga ai kongres lindi kjo lëvizje e re, tashmë me fokus lokal (në Cyrih).

Duke folur për «qytetarinë», Jashari thotë se me të nënkupton atë që edhe të huajt të kenë të drejta të barabarta për të formësuar jetën e tyre, pavarësisht nëse kanë ose jo pasaportën zvicerane. Ata duhet të jenë pjesë e institucioneve dhe jo «vetëm» të këshillit konsultativ për të huajt, përcjell albinfo.ch. Këtu hyn sipas Shpresa Jasharit, studiuese e gjuhës dhe sociologjisë, doktorante në Universitetin e Neuchatelit, edhe problemi që të huajt i nënshtrohen një lloj segregacioni që ndodh qysh në shkollë. Dhe pjesë e një segregaconi të tillë janë edhe të ashtuquajturit «Kurset e gjuhës dhe kulturës së vendit të prejardhjes (mësimi plotësues në gjuhët e prejardhjes). Ato gjatë gjithë kohës janë mbeshtetur vetëm nga prindërit dhe nga shoqatat, por, sipas Shpresës, duhet të bëhen pjesë e sistemit të rregullt shkollor. Kjo sepse, ndryshe nga sa sugjeron emri i lëndës, shumëgjuhësia i takon Zvicrës, madje më shumë se frengjishtja dhe italishtja dhe prandaj është pjesë e atdheut të këtyre fëmijëve».

Në një forum debati që është mbajtur në prag të këtij kongresi, po në Cyrih, është debatuar për iniciativën e dëbimit të të huajve kriminelë. Në mesin e disa politikanëve të tjerë të Cyrihut, në panel ka marrë pjesë edhe politikani shqiptarozviceran i FDP-së, Përparim Avdili,