Koronavirusi: çast pas çasti
Edhe Suedia me kufizime

Suedia është bashkuar me shumë fqinjë evropianë dhe ka futur kufizime të reja COVID-19, ndërsa rastet janë rritur në kontinent.
Masat e reja hynë në fuqi të martën në kombin skandinav, i cili ndryshe nga vendet e tjera, vendosi për mosbllokim kombëtar në pranverë.
Vendi me 10 milionë banorë tani ka 134,532 raste të raportuara dhe gati 6,000 vdekje prej pandemisë, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Masat e reja që filluan të martën përfshijnë kufizime në kapacitetin e restoranteve dhe kafeneve me një maksimum prej tetë personash në çdo tryezë.
Vendi njoftoi gjithashtu kufizime lokale në tri qarqe të tjera që përfshijnë qytetet më të mëdha të Suedisë.
“Ne po shkojmë në drejtim të gabuar. Situata është shumë serioze”, tha Kryeministri suedez, Stefan Lofven. “Tani, çdo qytetar duhet të marrë përgjegjësi. Ne e dimë se sa e rrezikshme është kjo situatë”.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë të Neuchâtelit promovojnë libra mbi luftën në Kosovë Shoqata e studentëve ANEA kishte mysafir profesor Nusret Pllanën, i cili ka mbajtur një ligjëratë mbi...
-
Në panairin BIOFACH 2025, produktet shqiptare në qendër të vëmendjes
-
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Bernës me Koncertin e Pavarësisë
-
Kinematografia shqiptare, në fokusin e festivalit italian Sudestival 2025
-
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shikon flotën e trenave me shpejtësi të lartë për lidhjet evropiane Hekurudha Federale Zvicerane po shqyrton prokurimin e deri në 40 trenave të shpejtësisë së lartë që...
-
Pesë vjet më parë, Zvicra u mbyll nga Covid-19 duke u zhytur në pasiguri
-
Zvicër: Kërkohet të lehtësohen detyrimet kontraktuale me mjekët
-
Debat i posaçëm për azilin: Parlamenti dëshiron të kontrollojë më intensivisht kufijtë kombëtarë
-
Studentët shqiptarë të Neuchâtelit promovojnë libra mbi luftën në Kosovë