Lajme
Edhe shqiptarët në Austri kremtuan Pashkët
Me qindra besimtarë katolikë shqiptarë të cilët jetojnë në Austri ishin mbledhur të dielën në Kishën Katolike Shqiptare në Vjenë, për të kremtuar festën e Pashkëve.
Besimtarët katolikë kremtuan dje ditën e Pashkëve, që është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera. Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë bësimtarët.
Me qindra besimtarë katolikë shqiptarë të cilët jetojnë në Austri ishin mbledhur në Kishën Katolike Shqiptare në Vjenë, ku është mbajtur mesha e shenjtë e Pashkëve, e udhëhequr nga misionari Don Nikson Shabani, i cili gjatë predikimit të tij përcolli mesazhe dhe lutje për paqe, dashuri dhe lumturi në mes njerëzëve në botë.
Festa e Pashkëve ka vazhduar edhe gjatë ditës se sotme, ku pas meshës që është mbajtur edhe sot, është organizuar një manifestim festiv me këngëtar të njohur të estrades sonë, transmeton albinfo.at.
Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij dhe është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj
















