Shqipëria
Edhe Shqipëria në ‘hall’ me ikjen e mjekëve, 180 u larguan gjatë 2022-ës
Ikja e mjekëve konsiderohet se po dëmton sistemin shëndetësor në Shqipëri duke krijuar boshllëqe në qendra shëndetësore jo vetëm në rrethe por edhe në Tiranë. Urdhri i mjekut konfirmon se për vitin 2022 kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë 180 mjekë.
Edhe pse sipas kreut të tij Fatmir Brahimaj jo të gjithë largohen një herë e përgjithmonë.
“Certifikatën e sjelljes së mirë marrin pasi asnjë klinike private jashtë nuk të vesh bluzën e bardhe pa pasur atë .Por ikin edhe për doktoratura”- tha Fatmir Brahimaj, President i Urdhrit të Mjekut për tch përcjell albinfo.ch.
Po cilës fashë i përkasin mjekët që braktisin Shqipërinë?
A është vetëm paga që marrin jashtë qe i josh ata të lënë profesionin në Shqipëri apo lidhet edhe me kushtet dhe klimën që ofrohet në institucionet shëndetësore në Shqipëri.
E ndërsa shume mjekë zgjedhin klinika jashtë Shqipërisë të tjerë braktisin qendrat shëndetësore nëpër rrethe për të ardhur në Tiranë. Dhe sipas Brahimajt kjo nuk zgjidhet vetëm me bonusin e mjekut .
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025