Shqipëria

Edhe Shqipëria do të ndalojë importin e veturave të vjetra

Edhe në Shqipëri është marrë vendimi për ndalimin e importit të veturave të vjetra.

Edhe Shqipëria ka vendosur që ta ndalojë importin e veturave të vjetra më shumë se 10 vjet.

Nga 1 janar i vitit të ardhëshm në Shqipëri do të ndalohet importi i veturave të përdorura mbi 10 vjet për të cilin ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka thënë se nga ky vendim nuk preken veturat që tashmë janë në qarkullim në vend.

Ministri Klosi theksoi se kjo nismë bëhet në mbështetje të shëndetit të qytetarëve, pavarësisht kundërshtimit nga grupe të caktuara interesi si komuniteti i menaxhimit të biznesit, ata që merren me riparimin e makinave të vjetra dhe shitësit e karburantit.