Bota

Edhe Rusia tronditet nga sulmi me thika

Mediat ruse bëjnë të ditur se një person i armatosur me thikë ka sulmuar këmbësorët në qytetin Surgut, duke plagosur tetë kalimtarë

Pas sulmit terrorist në Spanjë, e më pas sulmit me thikë në Finlandë e Gjermani, një sulm me thika ka ndodhur edhe në Rusi.

Mediat ruse bëjnë të ditur se një person i armatosur me thikë ka sulmuar këmbësorët në qytetin Surgut, duke plagosur tetë kalimtarë, përcjell albinfo.ch.

Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ashtu si edhe ambulanca. Gjithashtu mësohet se tetë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Autori i sulmit ende nuk është arrestuar, derisa nuk dihet saktësisht motivi i kësaj ngjarje.