Lifestyle

Edhe Rita Ora del publikisht kundër producentit Weinstein 

Edhe Rita Ora del publikisht kundër producentit Weinstein 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur për skandalin e producentit të njohur të filmave Harvey Weinstein, i cili po akuzohet se ka ngacmuar seksualisht punëtoret e tij për gjatë 30-vjetëve. 

Yje të shumta botërore kanë akuzuar Weinsteinin publikisht duke thënë se ai madje kishte ofruar pagesa vetëm që të mbante të heshtura këto raportime. 

26-vjeçarja kosovare, e cila pati rolin e parë si aktore në filmin “Southpaw”, producent i të cilit ishte Weinstein Company thotë se është tmerruar nga raportimet, por qëndron prapa aktoreve, shkruan albinfo.ch. 

“Isha e tmerruar kur lexova lajmet për sjelljen e Harvey Weinsteinit. Nuk mund ta imagjinoj sa e vështirë ishte për gratë e përfshira që të ngriten dhe të flasin. Mendoj se është e guximshme të flasësh për këto ndryshime. Kam respektin më të madh për gratë që e kanë ngritur zërin. Jam shumë mirënjohëse për atë që kanë bërë”, ka thënë Ora për “The Sun”. 

Pas lansimit të “Southpaw”, Rita ishte lavdëruar nga Weinstein. Ai e kishte quajtur atë si zbulimin e vitit si aktore. “Do të punoj sërish dhe sërish me Ritën”, kishte thënë ai.