Shqipëria
Edhe qytetarët e Maqedonisë zgjedhin bregdetin shqiptar për pushime
Sezoni veror ka rritur numrin e personave që hyjnë në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë kaluar më shumë se 8000 shtetas të huaj dhe shqiptarë dhe si pasojë janë krijuar radhë të gjata.
Sipas të dhënave zyrtare, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut në 24 orët e fundit kanë dalë 3770 shtetas.
Sa i përket punëtorëve sezonalë, kalimi i tyre ka vijuar normalisht, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase. Arsyeja e ndalimit lidhet me çështjen e dokumenteve për punësim, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Veç pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës, funksionojnë edhe dy pikat e tjera kufitare me Maqedoninë e Veriut, Tushemishti e Gorica, në të cilat kalojnë një numër më i vogël udhëtarësh.
E-Diaspora
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër Bardhyl Coli, hotelieri me origjinë shqiptare, do të marrë përsipër detyrën e drejtorit të hotelit superior...
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
Jeta në Zvicër
-
Debat për taksën kombëtare mbi pasurinë në Zvicër Propozimi për një taksë kombëtare mbi pasurinë, i bërë nga Këshilltarja Kombëtare e GLP-së, Barbara Schaffner,...
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
-
Zvicër: A do të vazhdojë rënia e çmimit të karburanteve?
-
Rriten raportimet për shkelje etike në sportin zviceran, 412 raste të raportuara në vitin 2024
-
Bazel: Më 18 maj votohet se si do shpenzohen milionat e siguruara nga taksat