Bota
Edhe qytetarët e Bullgarisë duan të punojnë jashtë vendit
Rreth 85% e të anketuarve preferojnë të kërkojnë punë në një vend perëndimor
Rreth 23% e bullgarëve në moshë pune (18-64 vjeç) kërkojnë të shkojnë jashtë vendit për të pasur një punë të përhershme si edhe për të jetuar, sipas sondazhit të kryer nga instituti demoskopik ”Sova Harris”.
“Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar bullgar i Statistikave, fuqia punëtore në Bullgari është 4,37 milionë dhe ata të cilët do të donin të punonin jashtë vendit, sipas sondazhit, janë 1,6 milion persona, ose afërsisht një në katër persona”, deklaroi drejtori ekzekutiv i ‘Sova Harris’, Vassil Toncev.
Arsyet kryesore për të kërkuar punë jashtë vendit janë pagat më të larta (95% e të anketuarve), sistemi më i mirë social (50%) si dhe kujdesi më i mirë shëndetësor (40%), transmeton “ATSH”.
Rreth 85% e të anketuarve preferojnë të kërkojnë punë në një vend perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Popullsia e Bullgarisë është pak më shumë se shtatë milionë banorë.
Sipas parashikimeve të OKB-së, në vitin 2050 numri i tyre do të bjerë në 5,5 milionë banorë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër Papunësia në Zvicër u rrit vitin e kaluar pasi ra në një nivel shumë të ulët...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut