Kosova
Politikanët shqiptarë në Maqedoni urojnë LVV-në për fitore
Krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë komentuar zgjedhjet kuvendare në Republikën e Kosovës.
Ata përgëzojnë institucionet dhe qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Më poshtë janë postimet e tyre të plota:
Ali Ahmeti:
“Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor. Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët. Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane. Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDI-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë”.
Bilall Kasami:
“Populli i Kosovës sot shkroi një faqe të bukur të historisë së demokracisë, me çfarë konfirmoi edhe një herë traditën pluraliste. Fundi gjithmonë zbukuron veprën, ndërsa rezultati do të zbukuroj edhe më shumë këtë ditë feste të Republikës së Kosovës!”.
Ziadin Sela:
“Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata!Kjo fuqi politike pa dyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës. Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptarë të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!”.
Afrim Gashi:
“Ashtu siç edhe pritej, sonte për të satën herë Kosova dëshmoi vetëdijen e lartë politike dhe pjekurinë kombëtare për ta bërë ndryshimin. Siç ishte paralajmëruar, referendumi vërtet ndodhi. Shqiptarët e Kosovës edhe një herë na bindën se janë të gatshëm për kapitull të ri. Duke i përgëzuar për këtë maturi politike dhe këtë ditë zgjedhore, dëshiroj nga zemra t’ia uroj fitoren ish kryeministrit dhe kryeministrit të ri, Albin Kurti, duke qenë i bindur se më në fund Kosova po hyn në dekadën e sovranitetit shtetëror dhe stabilitetit politik. Radhën e kemi ne!”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes