Maqedonia
Edhe për një muaj gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut
Njoftimin për zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme e ka bërë presidenti i Maqedonisë Veriore
Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski ka bërë të ditur se në bazë të propozimit të ri të Qeverisë, do të sjellë vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë.
“Këshilli i sigurimit debatoi edhe për gjendjen e jashtëzakonshme. Nga qeveria dje më është dorëzuar propozim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimin do ta sjell në pajtim me kompetencat e mia kushtetuese dhe do të zgjas në 30 ditët në vazhdim. Unë sot në bazë të propozimit të ri të Qeverisë, do të sjell vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera”, tha Pendarovski.
Pendarovski tha se në Kumanovë gjendja me koronavirusin është e keqe, andaj sipas tij duhet të shqyrtohen masat e ngjashme me Dibrën.
“Është konstatuar se të gjitha resurset janë orientuar kundër zhvillimeve me Kovid-19. Qëndrimi imë është se për gjendjen në Kumanovë do të duhet ta zbatojmë masën e ngjashme me Dibrën. Ditëve të fundit zhvillime negative kemi edhe në Prilep. U pajtuam se kuadri shëndetësor, policia dhe armata janë angazhuar dhe me efikasitet po kryejnë detyrën e tyre”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës