Lajme
Edhe pas vendimit negativ, azilkërkuesit mund të vazhdojnë shkollimin praktik
"Nëse këta të rinj nuk mund të kthehen në vendin e tyre pas një vendimi negativ, ata mund të qëndrojnë në këmbët e tyre në Zvicër"
Azilkërkuesit që kanë një kontratë të vlefshme për të bërë praktikën ose trajnimin duhet të jenë në gjendje ta përfundojnë këtë trajnim edhe pasi t`u ketë ardhur vendimi negativ për azil, transmeton albinfo.ch. Dhoma Nacionale e Parlamentit Federal ka miratuar mocionin përkatës të FDP-së me 133 vota pro dhe 56 kundër.
“Punëdhënësit u mundësojnë azilkërkuesve të rinj të marrin jetën e tyre në duart e tyre me mundësi trajnimi”, është shprehur në parlament, autorja e mocionit, Christa Markwalder (FDP/BE).
Nëse këta të rinj nuk mund të kthehen në vendin e tyre pas një vendimi negativ, ata mund të qëndrojnë në këmbët e tyre në Zvicër, raporton Agjencia e Lajmeve SDA.
“Të gjitha palët përfitojnë nga kjo”, shprehet e bindur, Markwalder. Vetëm në vitin 2019, në kantonin e Bernës njiheshin rreth 60 raste të nxënësve, të cilët ndërkohë kishin marrë vendim negativ për azil dhe të cilët, ndër të tjera, nuk mund të ktheheshin në vendin e tyre për shkak të pandemisë, shkruante ajo në mocionin e saj, të dorëzuar në vitin 2020.
Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter (nga e njëjta parti me mocionisten) ka kërkuar votim kundër këtij mocion, përcjell albinfo.ch. “Ka ndodhur shumëçka që nga paraqitja e mocionit”, tha ajo. Ndër të tjera, tani ekziston mundësia e zgjatjes së periudhës për lëshim të vendit deri në një vit pas urdhrit ligjërisht të detyrueshëm të dëbimit, për njerëzit që do të përfundojnë trajnimin e tyre.
Edhe procedurat e azilit janë përshpejtuar që nga 1 marsi 2019. Një vendim i shkallës së parë zakonisht merret brenda tre muajve. Prandaj, probleme të tilla nuk do të ketë më në të ardhmen, ka shpjeguar Keller-Sutter. Aktualisht ka rreth 130 raste të tilla, sipas ligjit të vjetër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje