Shkurt.ch

Edhe parlamenti voton braktisjen e energjisë bërthamore

Dalja, sipas asaj që u pajtuan parlamentarët nuk do të jetë e menjëhershme por hap pas hapi

Pas Qeverisë Federale edhe Parlamenti Federal sot ka vendosur përfundimisht për daljen graduale nga varësia prej energjisë nukleare. Parlamenti ka votuar në këtë mënyrë dy mocione përkatëse të CVP-së dhe BDP-së.

Dalja, sipas asaj që u pajtuan parlamentarët nuk do të jetë e menjëhershme por hap pas hapi, njofton drs.ch. Ndërsa ajo që hyn në fuqi menjëherë është vendimi për mos ndërtimin e centraleve të reja me energji bërthamore.

Pro këtij vendimi kanë votuar Partia Socialdemokrate, të Gjelbrit, Liberalët e Gjelbër, CVP dhe BDP. Ndërkaq kundër ka votuar SVP. Shumica e deputetëve të FDP-së kanë qenë të përmbajtur.

Në vazhdim të debatit parlamentar është diskutuar për gjetjen dhe nxitjen e mënyrave alternmative të prodhimit të energjisë elektrike.