Maqedonia
Edhe paratë e mërgimtarëve do të tatimohen
Nga janari i viti 2018, të gjithë qytetarët e Maqedonisë, përveç obligimit të paraqitjes se tatimit personal brenda një viti kalendarik, do të detyrohen të paraqesin edhe paratë që qytetarët i pranojnë si transferta private përmes shërbimeve të shpejta, siç janë “Western Union” apo “Money Gram”, shkruan gazeta “KOHA” e Maqedonisë.
Ministria e Financave e Maqedonisë paralajmëron se së shpejti do të jetë gati Propozim-ligji që ka për qëllim t’i detyron dhënësit e shërbimeve të transfertave të shpejta si dhe agjentët tjerë, t’i paraqesin të gjitha transferat, të cilat qytetarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Maqedonisë, ua dërgojnë familjarëve të tyre dhe të njëjta t’i paraqesin në Drejtorinë për të Hyra Publike (DHP), përcjell albinfo.ch.
“Drejtoria për të hyra publike nuk disponon më të dhëna të sakta për tarnsfertat e qytetarëve përmes shërbimeve të shpejta të parave nga subjektet që deri më sot kanë ofruar kësi lloj shërbimesh dhe nuk kanë qenë të detyruar të dorëzojnë të dhënat për transaksionet e kryera të parave deri të Drejtoria për të Hyra Publike”, thuhet në uebfaqen e Regjistrit të Vetëm Nacional Elektronik të Republikës se Maqedonisë (ENER).
Nëse ky Propozim ligj miratohet para përfundimit të këtij viti, atëherë sipas ENER, subjektet dhe agjentët privat që do të kryejnë shërbime të shpejta të parave të emigrantëve që u dërgojnë familjarëve te tyre, nga janari i viti të ardhshëm do të detyrohen për çdo muaj të dorëzojnë raporte financiare për të gjitha transakcionet individuale për transferim parash.
Përveç që duhet t’i dorëzojnë Bankës Popullore të Maqedonisë, këtë duhet ta bëjnë edhe në DHP, e cila në këtë mënyre do të disponon me të gjitha të dhënat e parave të transferuar nga mërgimtarët drejt familjeve të tyre në Maqedoni.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel