Lajme
Edhe pak orë afat për diasporën që të investojë në bonot në Kosovë
Deri në fillimin e ditës së sotme janë mbi 90 kërkesa të realizuara për investim dhe shuma ka arritur afër 9 milionë euro
Rreth 9 milionë euro ka arritur shifra e investimeve të diasporës në Bonot e Thesarit që nga korriku kur është hapur kjo mundësi për diasporën.
Sipas Ministrisë së Financave dhe Transfereve, deri më tani janë pranuar mbi 90 kërkesa për investim.
“Interesimi është i vazhdueshëm për të investuar, ndërsa deri në fillimin e ditës së sotme janë mbi 90 kërkesa të realizuara për investim dhe shuma ka arritur afër 9 milionë euro, shumë e cila lëviz çdo orë. Instrumenti më i preferuar nga investitorët është Bono e Diasporës 5-vjeçare, e cila njëherësh ka shumën dominuese të investimit (afër 90%)”, thuhet nga MF-ja për KTV, transmeton Albinfo.ch.
Nga ministria bëjnë me dije se kuponi i parë i kthimit bëhet më 20 shkurt të vitit 2022.
Por, Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Austri, ka thënë se do të duhej një përgatitje më e madhe.
“Është mundësi e mirë, megjithëse mendoj se ka qenë dashur të bëhej një parapërgatitje më e mirë me shoqata të bizneseve dhe aktorë të tjerë që veprojnë në diasporë”, tha Blakaj.
Edhe Sutrime Dervisholli, njohëse e ekonomisë, por që, sipas saj, investimi në bono është një mundësi e mirë për diasporën.
“Ankandi për blerjen e bonove është hapur më 21 korrik dhe përfundon më 18 gusht. Personat fizikë e bizneset mund të investojnë në vlerën minimale prej 10 mijë eurove deri në atë maksimale 500 mijë euro. Derisa, maturimi 3-vjeçar ka normë vjetore 1.20%, ndërsa afatizimi 5-vjeçar ka normë vjetore 2.20% e fitimi nga ky investim është i liruar nga tatimi”, tha Dervisholli.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer