Autotech

Edhe Opel duhet të tërheqë 73 mijë vetura në Gjermani

Autoriteteti i transportit në Gjermani deklaroi se kishte urdhëruar prodhuesin e makinave Opel të tërheqë 73.000 automjete diezel në mbarë botën, të cilat ishin konfiguruar të mashtronin testet e emisioneve rregullatore.

Autoriteti “urdhëroi një tërheqje të detyrueshme më 17 tetor” për Opel Insignia, Cascada dhe Zafira që përmbushin standardet e fundit të emetimeve të Euro 6 të prodhuara midis 2013 dhe 2016, duke deklaruar se ishin pajisur me një pajisje të paligjshme, transmeton “TCH”.

Një softuer i tillë është projektuar për të bërë që automjetet të duken më pak ndotës gjatë testeve të rregullatorëve sesa në ndodhte vërtetë në rrugë, përcjell albinfo.ch.

Edhe markat tjera kanë pasur probleme të ngjashme. Kujtojmë se në disa qytete evropiane janë ndalur veturat me naftë, pasi ndotin shumë ambientin.