Shqipëria
Edhe Noizy mbjellë pemë në Tiranë
Parku i Liqenit të Farkës ka nisur të marrë formë, si një tjetër hapësirë çlodhëse për banorët e Tiranës, por edhe pjesë e gjurmës ku do të kalojë Pylli Orbital.
Aksionit për gjelbërimin e qytetit kësaj here iu bashkua një mik i veçantë, këngëtari shumë i pëlqyer nga të rinjtë, Noizy, i cili mbolli disa pemë së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, njoftojnë mediat shqiptare.
Ata i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk i janë bashkuar nismës, që të shfrytëzojnë dhjetë ditët e fundit për të mbjellë pemë, përcjell albinfo.ch.
“Jam posaçërisht i lumtur që një nga miqtë e mi më të mirë, Noizy, na u bashkua me punë vullnetare, sepse edhe ai beson që një artist i mirë është edhe qytetar i mirë. Noizy jo vetëm është një artist i shkëlqyer, por edhe një çun i mirë”, u shpreh Veliaj.
“Nëse unë kam frymëzuar shumë të rinj, edhe ata në moshë disi më të re, do t’ju lutesha të gjithëve që të mbjellin një fidan, qoftë edhe në oborrin tuaj, nuk do të ishte keq, madje diçka shumë e bukur për një qytet të ngarkuar si Tirana. Ndaj, pse jo! Nëse unë jam frymëzim për ju, atëherë ju bëj thirrje të gjithë të rinjve që të kontribuoni sadopak për këtë ndryshim që Shqipëria ka nevojë”, deklaroi Noizy.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik