Shqipëria
Edhe një viktimë në bregdetin e Durrësit
Është shënuar viktima e radhës në bregdetin shqiptar gjatë këtij sezoni turistik. Policia raporton se sot në mesditë ka humbur jetën një tjetër pushues, rreth 70 vjeç, në Plazhin e Durrësit, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të policisë, i moshuari, banues në Bosnjë, është futur në det për t’u larë, por nuk është ndjerë mirë. Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është nisur menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
“Më datë 08.07.2019, rreth orës 11:45, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnjë, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka vdekur, dyshohet arrest kardiak. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?