Kosova
Edhe një vdekje e dyshimtë në spitalin e Prishtinës
Në raportin e Policisë është bërë e ditur se bashkëshorti ka denoncuar në polici vdekjen e gruas në QKUK pas një operimi. Sipas ankuesit, deri te vdekja ka ardhur nga pakujdesia dhe pajisje mjekësore
Katër vdekjeve të dyshimta që ndodhën javën e kaluar dhe gjatë kësaj javë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, i është shtuar edhe një vdekje tjetër, që e çon në pesë numrin e vdekjeve nga pakujdesia në spital. Është një burrë që ka denoncuar në Polici vdekjen e gruas së tij në QKUK.
Në raportin e Policisë është bërë e ditur se bashkëshorti ka denoncuar në polici vdekjen e gruas në QKUK pas një operimi. Sipas ankuesit, deri te vdekja ka ardhur nga pakujdesia dhe pajisje mjekësore, ndërsa gjithçka ka kaluar në heshtje nga ana e spitalit universitar.
“Ankuesi mashkull k/shqiptar ka njoftuar se bashkëshortja e tij pasi që kishte qenë e sëmurë ishte dërguar ne QKUK dhe pas operimit, kishte ndërruar jete. Për vdekjen e të ndjerës, ankuesi dyshon për pakujdesi dhe pajisjet mjekësore. Rasti është nen hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Në Klinikën e Kirurgjisë, vetëm brenda një dite kanë vdekur katër persona; njëri prej tyre fëmijë, transmeton zeri.
Ngjarja ka ndodhur javën që shkoi por e tëra ka kaluar në heshtje derisa nuk u bë publike nga mediat. Këto vdekje sipas tyre kanë ndodh si rezultat i futjes së gazit në sistemin e oksigjenit. Ndërsa edhe sipas Bordit të QKUK-së por edhe sipas vetë ministrit Uran Ismaili, vdekje dyshohet se ka ardhur nga një lloj oksigjeni i quajtur “oksidul” që furnizon mushkëritë me oksigjen pas operimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











