Lajme
Edhe një vaksinë në Zvicër nga janari
Zvicra ka porositur 6 milionë doza Novavax të prodhuara në SHBA në vitin 2020, dhe vaksinat pritet të dorëzohen në fillim të vitit 2022.
Do të jetë vaksina e katërt që do të jetë e disponueshme në Zvicër, pas Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson.
Ndërsa asnjë kërkesë për miratim nuk është dorëzuar ende në organin rregullator Swissmedic, ky proces tashmë është duke vazhduar në BE. Autorizimi zviceran më pas duhet të jepet “menjëherë”, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe nga Pfizer, Moderna dhe Johnson, Novavax është një vaksinë e bazuar në proteina që përmban përbërës të virusit për të shkaktuar formimin e antitrupave, ngjashëm me mënyrën se si funksionojnë vaksinat e gripit.
Është rreth 90 për qind efektiv, sipas studimeve klinike të kryera në MB.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik