Futboll

Edhe një shqiptar te FC Basel

Skuadra e Baselit njofton se ka transferuar futbollistin shqiptar Kemal Ademin nga Xamaxi.
Sulmuesi Ademi u bashkohet shqiptarëve te Baseli, Taulant Xhakës, Albian Ajetit e Edon Zhegrovës, transmeton albinfo.ch.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, deri më 30 qershor 2023, me kampionin e Zvicrës.

Kemal Ademi më parë ka luajtur në Herisau dhe St. Gallen. Në vitin 2015 ai u transferua në Gjermani, ku ka luajtur për ekipin e dytë të TSG Hoffenheim.

Ndërsa vitin e kaluar sulmuesi me gjatësi 1.96 metra ka nënshkruar me Neuchatel Xamax FCS, ku ai shënoi dhjetë gola në 31 ndeshje.

“Me transferimin e Kemal Ademit, FCB ka arritur të ofrojë në skuadër një talent të futbollit zviceran. Me madhësinë dhe trupin e tij, 23-vjeçari me rrënjë kosovare plotëson sulmin e skadrës tonë”, thuhet në njoftimin e skuadrës.