Lajme

Edhe një shqiptar gjendet pa shenja jete në Holandë

Mediat kryesore në Holandë thonë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpallur president i Çamërisë

Një trup i një njeriu u gjet në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit dhe ai është një shqiptar.

Mediat holandeze raportojnë se trupi i vdekur i takon një shqiptari 43 vjeç.

Ai ishte i humbur prej disa kohësh. Është e paqartë sesi trupi i pajetë i shqiptarit ka përfunduar në këtë kanal në Holandën Veriore, shkruajnë mediat shqiptare.

Një kalimtar ka parë trupin në ujë pasdite dhe ka thirrur menjëherë policinë. Policia nisi një hetim dhe zbuloi se trupi është i një shtetasi të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.

Forcat policore po kryejnë hetime të gjera për vdekjen e dyshimtë.

Mediat kryesore në Holandë thonë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpallur president i Çamërisë.

Festim Lato, president i vetëshpallur i Çamërisë u gjet dje i vdekur në Holandë, vend ku jetonte prej disa vitesh, shkruan syri.net.