Intervista
Edhe një Shaqir i suksesshëm në Zvicër, këtë herë në industrinë e filmit

Kur përmendet mbiemri Shaqiri në Zvicër, njeriu i parë që të vjen në mendje është futbollisti shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Por, nëse mbiemri të asocion me një yll sporti, nuk do të thotë që një ditë i njëjti mbiemër nuk do të përfaqësojë yje të fushave të ndryshme.
Në hapa të tillë drejt një suksesi të konsiderueshëm po shkon edhe Enis Shaqiri. I riu me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës, është lindur dhe rritur në Winterthur të Zvicrës. Që nga fëmijëria e tij Enisi kishte hobi kamerën dhe muzikën. E ndërkohë, e kuptoi që kjo që po bënte si hobi, do të ishte e ardhmja e tij.
“Derisa isha në shkollë, merrësha me muzikë-klipa dhe me incizime të ndryshme dhe aty pashë që e gjithë kjo që bëja si hobi, ishte ajo që unë e doja për të ardhmen. Pasi përfundova shërbimin ushtarak për 10 muaj, u regjistrova në SAE Institute, ku studiova për 3 vjet e gjysmë dhe diplomova për ‘Digital Fim Producer’ dhe tash jam në përfundim të Bachelorit në Digital Film Producer”, kështu u shpreh Enis Shaqiri, gjatë intervistës për Albinfo.ch.
Albinfo.ch: Por cila është përvoja juaj si regjisor filmash në Zvicër?
Enis Shaqiri: Jam duke i mbledhur përvojat e para në disa agentura në Zvicër, ndërkohë jemi në përgatitje të një filmi, i cili ndihmohet nga Qyteti i Winterthurit, që ka të bëjë me diskriminimin dhe radikalizimin e rinisë në Zvicër, është film i metrazhit të shkurtër, 20 minuta.
Albinfo.ch: A keni punuar në ndonjë film me shqiptarë apo jo ende?
Enis Shaqiri: Po kam bërë disa filma, si për shembull ‘’Black roses – Shiny Diamonds’’ me drejtor të filmit Navid Dawoodi, si dhe mbi 50 videoklipe muzikore.
Albinfo.ch: A po punoni në ndonjë film tani?
Enis Shaqiri: Momentalisht po merrem me temën e diplomës dhe parapërgatitjet për studimet master.
Albinfo.ch: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Enis Shaqiri: Kam shumë plane për të ardhmen dhe njëkohësisht kam shumë mundësi të mira, meqë bashkëpunoj me disa agjenci. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Mynih mirëpriti Vjosën si akademikja më e re në Gjermani Vjosa Blakaj ka fituar titullDoktore e Shkencave të Matematikës në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM), ...
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët