Lajme
Edhe një raport negativ i Këshillit të Evropës për Kosovën
Në raport thuhet se në Kosovë vriten dëshimtarët që guxojnë të japin dëshmi për krimet e luftës
Në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk do të jetë vetëm raporti i Dick Marty që do të kërkojë miratimin. Anëtari nga Monako, Jean-Charles Gardetto, ka përgatitur një raport për mbrojtjen e dëshmitarëve që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Raporti ka të bëjë me të gjithë hapësirën e Ballkanit por, pjesa më negative në të i përket Kosovës.
Në raport, mes tjerash, thuhet se në Kosovë vriten dëshimtarët që guxojnë të japin dëshmitë e tyre për rastet e krimeve të luftës, dhe se duhet urgjentisht të strehohen jashtë Kosovës.
“Dëshmitarët shihen si tradhëtarë nga komunitetit kur japin dëshmitë e tyre, që i dekurajon dëshmitarët të dalin përpara me dëshmitë e tyre. Për më tepër, shumë njerëz nuk besojnë se kanë obligim moral dhe legal për të dëshmuar në çështje kriminale”
“Për më tepër, kur një dëshimtar vendosë të flasë, ka gjasa reale për hakmarrje. Ata mund të humbasin vendin e tyre të punës, ose në rastin më të keq, edhe të vriten. Këtë më së miri e dëshmon gjykimi i Ramush Haradinajt, ish-lideri i UÇK-së. Zoti Haradinaj u akuzua nga Tribunali i Hagës për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, por më vonë u shpall i pafajshëm. Gjatë gjykimit të tij, Tribunali nënvizoi vështirësitë që kishte për të siguruar prova nga 100 dëshmitarë të Prokurorisë. 34 prej tyre u janë dhënë masa mbrojtëse dhe 18 morën thirrje. Disa dëshmitarë që duhej të dëshmonin në gjykim, u vranë. Këtu përfshihen edhe Sadik dhe Vesel Muriqi, që ishin nën program mbrojtjeje nga ana e Hagës.
“Një dëshmitar i Prokurorisë u vra dhe një dëshmitar anonim u lëndua seriozisht në një shitore në Xërxë, më 10 tetor 2005, pasi që u pajtuan se do të dëshmonin për një rast të krimeve të luftës. Emri i plotë dhe detajet e dëshmitarit anonim u dhanë në një gazetë lokale. Si rezultat i kësaj, në gjykimin e dhjetorit 2005, dëshmitari që mbijetoi nuk ishte në gjendje të dëshmojë në mënyrë anonime”.
Më tutje, raporti thotë se shtetet e BE-së duhet të jenë në gjendje që t’u japin strehim në territorin e tyre dëshmitarëve, sepse është e pamundshme për ta që të mbesin brenda Kosovës. Aty i bëhet thirrje edhe EULEX-it që të bëjë më shumë në këtë drejtim.
Raporti i Gardettos gjithashtu thekson mosgatishmërinë e autoriteteve lokale për t’u marrë me rastet e krimeve të luftës.
“Siç pranohet edhe nga zyrtarët kosovarë, pa bashkësinë ndërkombëtare Kosova nuk do të mund të ofronte asnjë lloj mbrojtjeje për dëshimtarët e rrezikuar (Policia e Kosovës nuk i ka kapacitetet e nevojshme). Për më tepër, autoritetet e pranojnë hapur se në disa raste të ndjeshme të krimeve të luftës, është e pamundshme që të gjenden gjykatës, prokurorë dhe avokatë nga Kosova që duan të merren me çështje të tilla”, përfundon raporti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve