Lifestyle

Edhe një ndryshim në filmin ‘Bohemian Rhapsody’

Kompania “Twentieth Century Fox” njoftoi se regjisori Bryan Singer nuk do të jetë më në krye të filmit biografik rreth bendit Queen, ‘Bohemian Rhapsody’.

Pas raportimeve të shumta përgjatë fundjavës, që pohonin se Singer nuk është më pjesë e filmit, studioja filmike ka publikuar një njoftim, duke konfirmuar se regjisori nuk është më pjesë e projektit, transmeton albinfo.ch.

Fillimisht komediani britanik, Sasha Baron Cohen, do të duhej të aktronte vokalistin  e bendit, Freddie Mercury, por u largua nga projekti shkaku i dallimeve krijuese me anëtarët e bendit, Brian May dhe Roger Taylor, të cilët janë producentë të filmit. Aktualisht Rami Malek e ka zënë rolin e Mercury në filmin që filloi të xhirohet në shtator.