Sport

Edhe një hendbolliste nga diaspora i bashkohet Kosovës

Talentja nga Gjermania, Eliza Dërmaku, hendboliste kjo 16 vjeçare e cila luan me sukses ne skuadrën e te rejave të Tsv Nordheim në Gjermani ka zgjedhur të luajë për Kosovën

Kohët e fundit shumë hendbolliste nga diaspora po vazhdojnë të zgjedhin Kosovën dhe të lënë vendet e tyre.

E fundit që ka bërë një gjë të tillë është talentja nga Gjermania, Eliza Dërmaku, hendboliste kjo 16 vjeçare e cila luan me sukses ne skuadrën e te rejave të Tsv Nordheim në Gjermani. Ajo ka zgjedhur të luajë për Kosovën U-17, raporton albinfo.ch.

Eliza e cila luan ne pozitën e alos së majtë, dhe ka gjatësi prej 168 cm, dallohet sidomos me lojërat cilësore në mbrojtje, kurse me hendboll merret tani e 11 vite.

“Dëshira e saj dhe e prindërve të saj është paraqitja ne petkun e Kosovës,

dhe si duket gradualisht hendbolli femëror do të bëhet konkurrues në garat ndërkombëtare falë këtyre talenteve shqiptare të cilat ëndërrojnë të kontribuojnë për shtetin e tyre edhe pse jetojnë dhe veprojnë në diasporë”, thuhet në njoftimin nga Federata e Hendbollit e Kosovës.