Lajme

Edhe një fizikant kosovar pranohet në Harvard për të studiuar

Sipas informacioneve të fundit, thuhet se pjesëtari i Institutit Atomi, Jon Syla, është pranuar në Harvard për të studiuar fizikë dhe neuroshkencë, transmeton albinfo.ch.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti në fjalë, përmes Facebook-ut, ku thotë se ky sukses është rezultat i potencialit të Sylës, i talentit dhe punës së palodhshme.

“Veç këtyre, ky sukses i Jonit do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale”, thuhet tutje nga Instituti Atomi.